ITALI

Dy shqiptarë me banim në L’Aquila të Italisë, janë arrestuar dhe janë urdhëruar që të burgosen, pasi ata i tradhtoi celulari i tyre.

Siç shkruajnë mediat italiane, dy të rinjtë shqiptarë kryenin porosi online nga celulari i tyre dhe shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë.

Karabinierët mësuan se ata merrnin deri 100 euro për një gram të drogës që shisnin.

Madje, shqiptarët akuzohen edhe për rezistencë ndaj efektivëve të policisë, pasi kur u ndaluan, janë konfliktuar me karabinierët.

Shqiptarët e arrestuar janë 30 dhe 29 vjeç me inicialet A.P dhe B.D. Të dy prej kohësh jetonin në L’Aquila.

Bëhet me dije se ata prej muajsh kanë qenë objekt hetimi nga ana e policisë italiane, të dyshuar si organizatorë të shitjes së drogave të forta në zonë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb