Benevento ka arritur të marrë mbrëmë kundër Milanit në “San Siro” fitoren e parë në transfertë në këtë sezon në “Seria A”. Skuadra verdhekuqe edhe pse e rënë një kategori më poshtë bërë për turp “djallin” që gjithashtu në fazën e parë i rrëmbeu një pikë falë golit me kokë të portierit Brignoli.

Trajneri Gattuso nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës së tij në fundin e ndeshjes dhe ka vendosur t’i ndëshkojë lojtarët e tij duke i hequr ditën e pushimit (duhej të ishte kjo e sotmja) dhe duke i grumbulluar ata në qendrën stërvitore.

Ndoshta, do të shërbejë për të kthjelluar idetë, për të kuptuar se ndeshje të tilla të turpshme nuk mund të pranohen, nuk janë të denja për një klub si Milan. “U kam thënë lojtarëve se ndihem shumë i turpëruar, por duhet ta ndjejnë dhe ata një gjë të tillë”, ka thënë Gattuso.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb