Turpërimi që i shkaktoi Everton në kampionat mund të jetë shumë përcaktues për të ardhmen e disa prej yjeve të Man.United: David De Gea, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku nuk janë aspak të sigurt për të ardhmen e tyre. E përditshmja britanike “Daily Mail” zbulon se të tre lojtarët do të largohet nga United nëse nuk arrijnë të kualifikohen sezonin e ardhshëm në Champions League.
Ekipi i Solskjaer ka humbur 3 nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat, një ecuri negative e cila ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre në Champions. Çështja e parë që kërkon zgjidhje është ajo e portierit De Gea.
Spanjolli nuk ka rinovuar kontratën, këtë verë vendoset e ardhmja e tij, shitet ose në të kundërt rrezikojnë ta humbasin me parametra zero. Pogba vijon të jetë një emër i cili kërkohet me insistim nga Real Madrid por dhe Juve është gjithnjë një opsion.
Në rast se United nuk kualifikohet në Champions është thuajse e pa mundur të mbajnë Pogban në skuadër. I ndryshëm është diskutimi për Lukakun, kualifikohen apo jo në Champions, largimi i tij është i sigurt.
Të mërkurën United luan derbin me City, një tjetër humbje do ti largonte edhe më shumë nga zona Champions, aktualisht ndodhen në vendin e 6-të në kuotën e 64 pikëve, 3 më pak se Chelsea i vendit të 4-ët.
(BalkanWeb)