GRAMSH

Në katin e dytë të kësaj ndërtese që dikur ka shërbyer si çerdhe e fshatit jeton familja 5 anëtarëshe e Lulezim Mirakës.
Sikur të mos mjaftonte varfëria, dy femijët Endrina dhe Emanueli 13 dhe 15 vjeçë janë diagnostikuar me sëmundjen isufiçence renale e rënde.

Çdo ditë që kalon sëmundja avancon edhe më tepër pasi familja nuk ka para të blejë ilaçet të cilat kushtojnë 100 mijë lekë në javë. Që prej datës 8 janar e deri në 20 mars dy fëmijët kanë qenë të shtruar në spitalin ”Nënë Tereza” në repartin e nefrologjisë por për shkak të Covid- 19 u larguan nga spitali.

Me lot në sy babai shprehet se:

”Shes qumeshtin e lopës pa u mar ilaçet, s’kam të ardhura të tjera veç ndihmës ekonomike. Kam nxjerrë neë shitje e shtëpinë e gjithçka kam por nuk i blen kush.
Nesër pres të marr ndihmën ekonomike që të blej ilaçet shprehet babai i dy fëmijëve të sëmure.

Ai apelon për ndihmë ”Kush ka mundësi të më ndihmojë qe të kuroj qoftë edhe një ditë më shumë fëmijët!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb