Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ngushëllon familjen e kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës.

Hoti shkruan në ‘Facebook’ se me dhimbje ka marrë vesh lajmin për vdekjen e Aneta RAmës, ndërsa përcjell ngushëllime në emër të tij dhe të qeverisë kosovare.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkruan Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb