LIBRAZHD – Një 45-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi i ka vënë zjarrin derës së Bashkisë së këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, por policia në kohë rekord ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Menjëherë Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje,  ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Si pasojë e flakëve është djegur,  pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.  Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  në kohë rekord është bërë e mundur indentifikimi dhe kapja e  autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi  Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb