SHIJAK

Forca të RENEA-s kanë zbarkuar prej mëngjesit të sotëm në Shijak. Gazetarja Dorjana Bezat, tha për ‘BalkanWeb’, se nga e efektivëve është bëri rrethimi i disa zonave, ndërsa është duke u kryer një operacion për kapjen e Jak Prengës.

Prenga dyshohet të jetë marrë peng, pas konflikteve të vëllait të tij me një grup kriminaj në Shijak për mos dorëzimin e një sasie kokaine.

Burimet thanë për gazetaren Bezat se automjeti tip ‘Range Rover’ i gjetur në Shkallnur të Durrësit rezultoi të jetë mjeti i përdorur nga pengmarrësit. Po sipas të njëjtave burime mjeti ishte i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë.

49-vjeçari Jak Prenga, u mor peng në Kamëz më datë 17 janar, nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një makinë Range Rover të bardhë. Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të Fushë-Krujës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb