Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kamëz, ku një një makine tip ‘Audi Q7’ të parkuar në Bulevardin ‘Nënë Tereza’, iu vendos një sasi lëndë plasëse eksplozive.

Automjeti ishte në pronësi të Artan Lleshit.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se Artan Lleshi është nga Fani i Mirditës dhe jetonte më shumë jashtë shtetit, kryesisht në Angli.

Ndërkohë dyshohet se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë aktiviteti i tij në Angli dhe konfliktet me të cilat mund të jetë përfshirë.

Në polici i riu ka dëshmuar se nuk ka konflikte me askënd, dhe se ka dyshime që ngjarjen e lidh me vrasjen e xhaxhait të tij në vitin 2000.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: