POGRADEC

Petrit Çekiçi është pronari i banesës ku mëngjesin e sotëm shpërtheu tritoli në Pogradec.

BalkanWeb mëson se vetë Çekiçi është me precedent penal, por më 2014 ai u dyshua se kishte vrarë një person me mbiemrin Hoxhallari.

Në fakt, rezultoi se autor ishte nipi i tij, ndërkohë që edhe 2 djemtë e Petrit Çekiçit kanë patur konflikt me persona të tjerë me precedent penal.

Policia po heton këto dy pista, teksa dyshohet se tritoli mund të jetë mesazh për djemtë e Petrit Çekiçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb