NGA: ARBER SULO*
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë autorin e vendosjes së eksplozivit tek pub “Ecuador”, ngjarje kjo e ndodhur më 15 shtator të vitit 2013.

Mësohet se Aleksandër Seferi, i cili u arrestua në muajin shtator të vitit të kaluar, i njohur si “Tala” u lirua pas 5 muajsh paraburgim, ndërsa ndaj tij rëndonin akuzat për “shkatërrim të pronës me eksploziv” dhe “vetëgjyqësi”.

Ndërkohë, Gjykata ka dhënë këtë vendim me pretendimin se Seferi është i sëmurë mendor dhe se ai duhet të mbahet nën kujdesin e pandërprerë të nënës dhe kontrollin e vazhdueshëm të mjekut psikiatër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: