C.Ronaldo po kalon një periudhë të vështirë, mbase më të vështirën në karrierën e tij brilante. Pas refuzoi të zbriste në fushë në sfidën kundër Tottenham, CR7 u përjashtua nga ekipi i parë për sfidën e radhës në Premier League, atë kundër Chelsea.

Mediat raportojnë se Ronaldo po jeton i vetëm, i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit. Ylli portugez shpreson shumë që të zhvillojë një Botëror si protagonist me përfaqësuesen e tij, ndërsa më pas shpreson që në janar të largohet nga Man.United, mundësisht të gjejë një ekip që ka siguruar një biletë për një 1/8 e Champions League.

Sipas ESPN, në tryezën e Jorge Mendez, super agjentit të tij, për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete. Rendimenti i tij këtë sezon, 12 ndeshje dhe vetëm dy gola, por mbi të gjitha mosha e tij, 37-vjeç, janë faktorë që po rezultojnë përcaktues. Në këto kushte, largimi i tij në janar nga “Old Traford” duket i pamundur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb