Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç është ndër liderët e vetëm në Ballkan dhe Europë që nuk është vaksinuar. Sipas tij shkak është bërë fakti se ka një numër të mjaftueshëm të antitrupave.
“Numri im i antitrupave po rritet dhe nuk e di nga ka ardhur ky fenomen. Në momentin që numri është nën 100 do të vaksinohem”, -ka thënë Krivokapiç, duke theksuar se gjithmonë do t’i ndjekë këshillat e mjekut të tij.

Krivokapiçi shpesh është kritikuar nga publiku malazez për shkeljen e masave epidemiologjike, veçanërisht në tubimet fetare të Kishës Ortodokse Serbe.

Portali ‘Analitika’ i Podgoricës vuri në dukje se Mali i Zi tani është i vetmi vend në Evropë, qeveria e të cilit udhëhiqet nga një kryeministër i pavaksinuar. Kujtojmë se Mali i Zi prej dy javësh po përballet me shifra të infeksioneve dhe vdekjeve në rritje për shkak të koronavirusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb