Analisti Arjan Vasjari deklaroi se beteja në këto zgjedhjet, si asnjëherë më parë në këto 30 vite është mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Real Story” në ‘Nwes24’ Vasjari tha se ngjarja në Elbasan tregon krizën që shfaq shteti. Mes të tjerash Vasjari tha se i vetmi normalitet i kësaj fushatë është Basha dhe ligjërimi i tij.

“Në vështrimin tim, ngjarja e Elbasanit me gjithë tragjizmin e saj, na shfaq dy gjëra. Na shfaq krizën e shtetit. Po merremi me pasojën, Duhet të merremi me shkakun. Ato janë formacione ekstraligjore se ekziston një shkak. Opozita, gjysma e popullit shqiptar s’beson tek shteti. Opozita ka një mosbesim ndaj shtetit, ndaj policisë, institucioneve ligjzbatuese. Nëse s’do e kishte këtë mosbesim s’do kishte nevojë të merrte individë. Kemi një krizë, luftë brenda shtetit, si asnjëherë brenda këtyre 30 viteve. Beteaj është mes kryeministrit dhe presidentit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të kemi një agresivitet të kësaj natyre. S’më rezulton. LSI nuk ka asnjë komponent fushate. I vetmi normalitet në këndvështrimin tim në këtë fushatë është Basha, të paktën në ligjërim. Nëse merr aktorët e tjerë, të linjës së parë, e kemi thënë. Dominon kultura e poshtërimit, e fyerjes. I kam kapur 32 fyerje për 24 orë një personazhi. Po merrem me një fenomen.”, tha Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb