TIRANË

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka uruar 4 korrikun, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve. Alibeaj shkruan se falë SHBA, shqiptarët në Ballkan sot janë duke jetuar lirinë e mohuar ndër shekuj dhe ecin përkrah saj në NATO, aleancën më të fuqishme si një garanci për një të ardhme të sigurt, të lirë e në demokraci.

Ai thekson se i vetmi orientim yni vijon te mbetet ai perëndimor dhe euroatlantik

“🇦🇱 4 korriku 1776 shënon ditën e pavarësisë së shtetit simbol të demokracisë dhe gurin e parë të themelit të lirisë botërore.
Kjo ditë e shënuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dha jetë ëndrrës së amerikanëve për të ndërtuar një botë më të mirë, bazuar në virtytet më të mira njerëzore e politike duke e shndërruar këtë vend në ëndrrën e gjithë botës.

Falë SHBA, shqiptarët në Ballkan sot janë duke jetuar lirinë e mohuar ndër shekuj dhe ecin përkrah saj në NATO, aleancën më të fuqishme si një garanci për një të ardhme të sigurt, të lirë e në demokraci.

I vetmi orientim yni vijon te mbetet ai perëndimor dhe euroatlantik, me busullën e qartë drejt perëndimit dhe SHBA.
Gëzuar festën e Pavarësisë. Zoti e bekoftë Amerikën që ka qëndruar e qëndron gjithmonë në krah të shqiptarëve!”, shkruan Alibeaj.

Alibeaj Fb
Alibeaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb