Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka dhënë disa komente nga qyteti i Korçës, që nga kritpomonedha deri te borxhi që qeveria do të marrë për OSHEE, për parandalimin e krizës energjetike.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar prononcimin e Malajt, i cili pohoi se vetëm financimet euforike dhe lidershipet euforike rriten me shifra dyshifrore.

PYETJET NGA GAZETARËT
Kriptomonedha, firmat e reja piramidale?

Besoj se është një risk shumë i lart e se duhet të bëjnë shumë kujdes. Këshilla ime për studentët, është mirë që të dëgjojnë qëndrimet pro dhe kundra në mënyrë profesionale, por nqs duan ta provojnë, por jo me leket e mamit e të babit.

Rama deklaron se ekonomia shqiptare po ngrihet shumëfish në krahasim me para pandemisë, si i shihni këto deklarata?
Vetëm financimet euforike dhe lidershipet euforike rriten me shifra dyshifrore.

Ministrja e Ekonomisë tha para dy ditësh në parlament se qeveria shqiptare do të mbështesë me 10 miliardë lekë OSSHE në krizën energjetike.

Jemi i vetmi vend që ministrat e Financave në mënyrë periodike gëzojnë vetëm kur marrin borxhe, jo vetëm tani. Krizat kanë treguar që rritja e borxhit tek individët, tek familja, tek biznesi e tek shteti është rritje që prodhon krizë. Njerëzit me konservatorë, për marrjen e borxheve, për përgjegjësinë e marrjes së borxheve duhet të jenë ministrat e financës. Euforia e tyre dhe kënaqësia e tyre për rritjen e borxheve është gropë e zezë dhe barrë e rëndë për xhepat shqiptare.

Po bëhet mjaftueshëm në Shqipëri për luftën kundër pastrimit të parave?
Është risk potencial, ne tregjet shqiptare, dhe rasti me konkret është rritja e çmimeve e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe qytet kryesore çka është një kosto shtesë për klasën e mesme. Me këtë rritje çmimesh të gjithë kategoritë janë të pamundura të përballojnë jetesën e shtrenjtë, dhe ne do shohim që kryeqendrat me kullat e mëdha do jenë shtëpitë e atyre që kanë vënë para kriminale e jo atyre që kanë vënë para nga puna e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: