DIBËR- Një çerdhe është përfshirë nga flakët dy ditë më parë në Dibër. Sipas informacioneve zyrtare zjarri ka rënë rreth orës 08:00 të së martës në çerdhen numër 1 të qytetit.

Ndonëse u dyshua si një zjarrvënie e qëllimshme, burime nga policia i thanë gazetarit Enver Doçi se dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar pasi çerdhja nuk ka pasur fëmijë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: