Policia italiane arrestoi tre persona në lidhje me një grabitje që u regjistrua ditën e sotme në Corso Como. Ngjarja ndodhi në orën 5 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se viktimë e këtij vjedhjes ka qenë një 20-vjeçar shqiptar.

Policia ka arritur të arrestojë tre persona: një 22-vjeçar maroken, një tunizian 17-vjeçar dhe një egjiptian 16-vjeçar, të gjithë jetonin ilegalisht në Itali, ndërkohë që rezultojnë me precedentë penale. Tashmë autorët ndodhen në burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb