Policia e Korçës ka vendosur në pranga një person, si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në prangat e policisë ka rënë B. D., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases E. Rr, 42 vjeçe, në të cilën ndodheshin dokumente, karta banke dhe një sasi e vogël lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit B. D., 48 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, ky shtetas ka vjedhur çantën e shtetases E. Rr., 42 vjeçe, banuese në Korçë, në të cilën ndodheshin dokumente, karta banke dhe një sasi e vogël lekësh, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” për shtetasin K. K., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në lagjen nr. 13, Korçë, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Kontrabanda me mallra të tjera”, në ngarkim të shtetasit A. O., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin e tij tip “Benz”, ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash ushqimore të dyshuara kontrabandë.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin U. H., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: