Dyqanet e Juventusit në Itali po përjetojnë një bum të madh shitjesh ashtu siç pritej pas transferimit të Cristiano Ronaldo-s.

Një gazetar italian i ‘Sportitalia’ gjithsesi nuk është mjaftuar vetëm me fanellën, por ka dashur të ketë edhe firmën e portugezit në të. Për këtë arsye ai vendosi për të shkuar në resorin Costa Navarino, aty ku ndodhet pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Pasi mbërri në destinacion ai i ka kërkuar një pushuesi t’i siguronte në fanellë firmën e Cristiano Ronaldos. “Të lutem, të jap këtë fanellë, a mund të shkosh te Ronaldo dhe t’i kërkosh ta firmosë? Nuk mund të kthehem pa të,” i ka thënë gazetari pushuesit, shkruan ‘Repubblica”.

Pushuesi i cili mendohet të jetë edhe tifoz i Ronaldos pranon, merr fanellën dhe niset, por pas shumë orësh ai nuk ishte kthyer akoma dhe kishte fikur celularin. Pas shumë tentativash ai e ka hapur telefonin dhe është përgjigjur: “Më fal, por kam vendosur ta mbaj fanellën”.

Pak më vonë, fanella është shfaqur në Ebay dhe mund të blihet për 13,000 euro.

175151995-c2e55aa8-1c2c-44aa-a016-b61b4133a072

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb