Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e Infektivit Ronida Hysin. 30-vjeçarja e dicorcuar dhe nënë e një djali 2 vjeç
do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.

E reja e cila punonte në Spitalin Infektiv e njohur si Covid 1, u arrestua me akuzën se i ka grabitur 80 mijë lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavijonin ku ajo shërbente. E reja ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen.

Ajo kishte dy muaj që kish filluar punë në spitalin COVID, ku më parë punonte në spitalin e Durrësit. Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin Infektiv ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.

Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në emisionin “Stop” ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes. Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 dhjetor 2020. Sipas pamjeve filmike e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit 3 herë shumat nga 200 mijë lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb