Të shndërruarit në notarin më të madh të Britanisë së Madhe nuk ka qenë e lehtë për Adam Peaty me 40 orë trajnimi në javë duke filluar nga 5 e mëngjesit, të paktën 5 vakte në ditë dhe stërvitje të mëtejshme në oborrin e tij gjatë pandemisë.

Pikërisht këto faktorë, në dukje jo dhe aq të vështirë, por rraskapitës në realitet e bënë të riun të merrte medalje ari në Lojërat Olimpike.
Kur ishte fëmijë, ishte i tmerruar nga uji, por sot notary shtatlartë ka arritur dy medalje dhe madje dhe dje shkëlqeu në pishinën olimpike me 57.37 sekonda, koha e pestë më e shpejtë në hisotri. Në 5 vitet e fundit ka notuar 37 milje çdo javë.

Gjatë karantinës, ishte i mbyllur në një vaskë gjigande në kopshtin e tij, dhe me një kordon elastic të lidhur pas belit, notonte në vend. Sekreti i forcës dhe suksesit të Adam janë të ashtuquajturat pompat fluturuese. Bën nga 20, tre deri në katër herë në ditë. Pra jo pompat normale, por pompat duke u hedh nga vendi në ajër.

Në stërvitjet e tij më ekstreme para Tokyo 2020, Peaty shpenzon 6000-8000 kalori në ditë, rreth 3 herë më shumë se mesatarja që i duhet një notari. Zgjohet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit dhe fle në 9 të darkës.

Dieta e tij po ashtu është shumë strikte duke përfshirë qumësht soje, kos grek e rrush të thatë. Dreka konsiston në biftek me shumë proteina e avocado. Ai pi të paktën 5 litra ujë në ditë. Në darkë ha salmon dhe perime të gjelbërta pak para orës 7 pasdite para se të flejë gjumë pas dy orësh.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: