Me një armë në dorë, një grua i ka kërkuar trupave ruse të dezertojnë dhe t’i bashkohen një njësie ushtarake ukrainase të përbërë nga qytetarë rusë.

“Ne të gjithë duhet të ndalojmë luftën së bashku dhe të sjellim lirinë e vërtetë në Rusi. Regjimi i Putinit duhet të përmbyset. Ndaloni së toleruari tiranin. Bashkohuni me legjionin tonë”, tha gruaja e paidentifikuar në një video të shkurtër që u postua dje në internet, raportoi The Times.

Legjioni i Lirisë për Rusinë u formua në Ukrainë në mars dhe besohet se ka në radhët e tij qindra qytetarë rusë dhe bjellorusë, duke përfshirë ushtarë rusë që tashmë kanë dezertuar.

Në video, gruaja rrëfen se kishte kaluar në Ukrainë në maj pasi burri i saj, një rreshter rus, u vra për shkak të refuzimit të tij për t’i udhëhequr njerëzit e tij në një kasaphanë.

Ajo tha se ai ishte qëlluar për vdekje nga forcat besnike të Ramzan Kadyrov, liderit të Çeçenisë të instaluar nga Kremlini.

“Unë jam këtu për t’u hakmarrë”, tha ajo.

Rusja shtoi se i ishte dhënë shenja “First” (e para) sepse kur u regjistrua, ajo ishte e vetmja grua në këtë njësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb