Ngjarja e rëndë e së hënës ku u vra në mënyrë makabër 8 vjeçari në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik. Cesk Simoni ka ardhur enkas nga Shkodra për ngushëllim në familjen Vasiu në Fier dhe do te qendrojë atje bashkë me familjarët. Simonit i kanë vrarë bashkeshorten Fatmirën dhe djalin tre vjeç Xhekun në vitin 2002 nga Sadik Kuniqi.

Në Mars të vitit 2002 Kuniqi shkoi në shtëpinë miku të tij, Çesk Simonit, në shtëpi gjeti gruan e Çeskut, Mirën së bashku me djalin e saj 3 vjeç Xhekun. Kuniqi plagosi rëndë gruan e mikut të tij dhe më pas u fut në dhomën e djalit të vogël dhe e theri me një misri. E plagosur, Mira Simoni dha kujën në ballkonin e shtëpisë së saj, por përpara se të ikte Sadik Kuniqi i dha asaj dhe goditjen fatale. Kur zbriti shkallët e pallatit disa fqinjë të alarmuar e panë dhe i rrëfyen policisë imazhin e tij, Kuniqi u arrestua dy orë më vonë, ndërsa rrëfimi dhe sjellja e tij përpara policisë ishte diçka e padëgjuar më parë.

Pak kohë parë Kuniqi vrau dy persona të tjerë, po miq të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: