Një ngjarje e rëndë u regjistrua disa  më parë në Londër, ku Lumturi Zeqja, daja i sulmuesit të Partizanit, Xhuljano Skuka, u vra me thikë para një lokali, pas një sherri.

27-vjeçari u godit në përpjekje për të mbrojtur një mik të tij gjatë një përleshje në rrugë Church Lane. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të dielës. Zeqja qëndron i shtrirë pa shenja jetë para një bari, ndërkohë që mjekët tentojnë ta mbajnë në jetë. Ai vdiq tragjikisht në vendin e ngjarjes.

Lumturi Zeqja 500x281

Ditën e djeshme, sulmuesi i Partizanit, Skuka realizoi në sfidën kundër Teutës dhe dedikimi ishte i gjithë për dajën e tij të ndjerë që jetonte në Angli prej 13 vitesh

Mes lotësh Skuka tregoi foton e tij që e mbante veshur nën fanellën e ekipit. Ndërkohë pas ndeshjes, Skuka bëri një dedikim special edhe në rrjetet sociale teksa shkroi:

“Djem si ty nuk vijnë më. Pusho i qetë vëllai im. Do na mungosh Lum djali”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb