BEOGRAD- Sani Uka, ka dëshmuar para Gjykatës së Lartë të Beogradit se si një ushtar serb në luftën e Kosovës ka vrarë  tre fqinj në vitin 1999 në fshatin Zehac të Kosovës.

“Dy ushtarët erdhën. Njëri prej tyre u afrua dhe më tha: Unë jam i interesuar vetëm në para, a keni të holla?” ka shpjeguar ngjarjen Uka në seancën dëgjimore, shkruan Balkaninsight”

Ai ka treguar se si ushtari serb i ka rrëmbyer atij 1,400 marka gjermane, duke shtuar se si i vrau fqinjët duke i djegur në një hambar.

Prokuroria serbe ka akuzuar 11 ish-anëtarë të njësisë 177, të Ushtrisë Jugosllave për kryerjen e krimeve të luftës në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahac dhe Lybeniç në pranverë të vitit 1999.

Grupi u dënua në vitin 2014 me një total prej 106  vitesh burgim për vrasjen e 118 civilëve shqiptarë të Kosovës. Gjykata e Apelit në Serbi ka kthyer  çështjen përsëri në rigjykim gjatë vitit 2015.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb