Një burrë i pajisur me thikë ka vrarë katër oficerë në selinë qendrore të policisë në Paris, raportojnë mediat franceze.  Agresori, që për monentin nuk dihet se ksuh është, thuhet se është anëtar i stafit policor, e se pas krimit të 4-fishtë, është ekzekutuar nga policia.

Deri më tani nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare. Zona në ‘la de la Cité – në qendër të Parisit, është mbyllur. Sulmi vjen një ditë pasi policia hyri në grevë në mbarë Francën, për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve. Sulmi ndodhdi rreth orës 13.00 të orës lokale, në oborrin e ndërtesës së policisë.

Presidenti Emmanuel Macron, Kryeministri Edouard Philippe dhe Ministri i Brendshëm Christophe Castaner kanë shkuar të gjithë në vendngjarje. Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo tha se në këtë sulm janë vrarë disa njerëz, duke shtuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur shumë pranë Notre Dame.

Një person tjetër u raportua gjithashtu i plagosur.

Sipas mediave franceze, agresori ishte një burrë 45 vjeç, i cili kishte punuar në një kapacitet administrativ për forcën e policisë në Paris për 20 vjet. “Policia vraponte gjithë panik”, tha një dëshmitar okular që ishte brenda në oborr në kohën e sulmit për gazetën Le Parisien.

“Unë u befasova kur dëgjova të shtënat sepse ky nuk është një vend ku ju dëgjoni atë lloj gjërash. Unë fillimisht mendova se ishte një vetëvrasje sepse ka shumë nga ata për momentin,” shtoi ai.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: