Agron Tanushi, 31-vjeçari i cili akuzohet se vrau ish-kunatën e tij Jetmira Hasani i ka kërkuar falje publike mbesës së tij, e cila ishte prezente natën kur ndodhi krimi i rëndë.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ ai tha se shpreson që mbesa të rritet me babain e vet.

“E ka parë mbesa skenën. Por jam dhunuar familjarisht nga ata persona. Çdo muaj i jepnim. Çdo faturë. Më vjen keq për mbesën time. Ajo duhet çuar direkt tek babai i vet. Është e pandershme se si rritej ajo vajzë. Vajza u shtrua 20 dite për alergji trupore. Vajza rritej keq. S’kam lënë njeri pa trokitur. Ajo është e vogël, xhaxhi i vet e ka dash gjithmonë. Ajo përshtynte kur kalonte nëpër shkallë dhe thoshte; “Kur të martohem do bëj shtëpi këtu”. Vajzës i takon që të rritet me babain e vet, në kushte të mira. Duhet të rritet tek baba e vet. Ajo kishte marrë sjelljet e nënës së vet. I kërkoj falje që ja mora jetën nënës vet. E mirë e keqe, ajo ishte nëna e vet. I kërkoj falje se nuk është gjë e mirë. I kisha dhënë lekë, i bëra dhe kontratë qiraje, por nuk shkoi kurrë. Familjarët e mi dua që të jen mirë, kërkoj ndihmë nga shteti që t’i mbroj, se ata njerëz janë të pabesë.”, pohoi ai, raporton ‘BalkanWeb’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: