Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Krujë, ku një automjet u shkrumbua. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit.

Gazetari i ‘News 24’, Andi Shota, raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip “Benz”, në pronësi të Bashkim Vogës ishte parkuar në oborrin e shtëpisë. Ky i fundit deklaroi se ka dyshime që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme, pasi autorët fillimisht kanë thyer xhamin e makinës, e kanë spërkatur me benzinë e më pas i kanë vendosur flakën.

Fill pas ngjarjes, autorët dyshohet se janë larguar duke u hedhur nga muri rrethues i banesës, por në vendngjarje harruan çekiçin dhe bidonin me benzinë. Pronari i makinës, me profesion elektricist ka deklaruar jashtë kamerave se nuk ka dyshime apo konflikte me ndonjë person. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona dhe janë administruar provat në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: