LIBRAZHD- Prej pesë ditësh ishte kthyer nga Greqia ku ishte emigrant. Ndërsa gjatë natës së kaluar është çuar dhe i ka vënë flakën bashkisë së Librazhdit, duke djegur vetëm derën e saj, fatmirësisht.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 45-vjeçari Artan Balla, që ndërmori aktin është një person i njohur për policinë, me precedentë të shumtë penalë dhe madje i dënuar disa herë.

Pesë ditë më parë ai ishte kthyer në Librazhd nga Greqia dhe i kishte vënë një ultimatum kryetarit të bashkisë Kastriot Gurra për ta punësuar.

Por pasi i është bërë e ditur se ai nuk plotësonte asnjë kriter për t’u punësuar si dhe mungesës së hapësirës për punësim në bashki, 45-vjeçari është hakmarrë duke i vënë flakën bashkisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb