Arrestohet autori që i vuri zjarrin në mes të rrugës një 70-vjeçari në Birmingham. Ai dyshohet se është autori i një tjetër incidenti të ngjashëm në Londër.

Viktima e Birminghamit u sulmua teksa po kthehej nga një xhami të hënën mbrëma dhe ka lëndime të mëdha, sidomos në pjesën e fytyrës, por jashtë rrezikut për jetën.

Videoja tregoi se ai po afrohej dhe fliste me një burrë, para se të spërkatej me një substancë të panjohur dhe t’i digjej xhaketa. Sulmi në Ealing ndodhi më 27 shkurt.

I dyshuari filloi një bisedë me një burrë 82-vjeçar dhe policia tha se dyshja folën për rreth pesë minuta para se ai të digjej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb