TIRANË – Një 52-vjeçar është arrestuar pasi nga pakujdesia i vuri zjarrin pyjeve duke djegur 2 hektar bimësi.

Skënder Ahmeti, banues në fshatin Kryezi u arrestua pasi  , pranë banesës, i ka vendosur zjarrin disa shkurreve, ku si pasojë e flakëve janë djegur 2 hektar bimësi, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga neni 206/b i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb