Senatorët e Haitit kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, duke lënë vendin pa asnjë zyrar të vetëm për të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Skadimi i mandateve të zyrtarëve ditën e djeshme, përfundoi zyrtarisht kohën e tyre në detyrë dhe bashkë me të, pamjen e fundit të rendit demokratik në kombin e rrethuar të Karaibeve.

Haiti, i cili aktualisht është përfshirë nga dhuna e bandave dhe kriza më e keqe e kequshqyerjes në dekada, tashmë zyrtarisht nuk ka parlament funksional pasi 10 senatorët e fundit hoqën dorë nga detyra.

Tashmë nuk ka përfaqësim kushtetues në asnjë nivel shtetëror, shenja më e fundit se vendi është kthyer në një shtet të dështuar.

Haiti është rrënuar nga një seri krizash akute, të mbivendosura, pasi bandat marrin me dhunë pushtetin në mënyrë që të zgjerojnë kontrollin e tyre.

Tashmë çdo institucion demokratik, nga sistemi i drejtësisë i Haitit deri te parlamenti, nuk funksionon më.

Prishja e demokracisë Haitiane dhe institucioneve të saj e ka bërë të pamundur përballjen me fraksionet ndërluftuese, të cilët tani kontrollojnë rreth dy të tretat e vendit.

Që prej tetorit të 2019, Haiti nuk ka mbajtur më zgjedhje legjislative. Tani më 12 milionë banorët janë duke u përballur me mundësinë e një pushteti anarkik.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: