Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë në Kamëz pas një sherri me thika. Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat.

Mësohet se pas një konflikti banal 19-vjeçari Arbër Tafhasi, i ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me thikë 20-vjecarin Erisjon Mema, duke i shkaktuar atij plage të renda.

“BalkanWeb” mëson se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve, ndërsa 19-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: