Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kalithea të Greqisë, ku është plagosur një shqiptar.

Mediet fqinje raportojnë se ka mbetur i plagosur emigranti shqiptar, 21 vjeç, pasi është qëlluar nga një person i panjohur. Ngjarja ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës, në kryqëzimin e rrugëve Malachias dhe Metamorfoseos.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb