Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Rusinë për zgjatjen e paraburgimit të gazetarit të “WSJ”, Evan Gershkovich me 3 muaj. Ishte zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili e quajti të papranueshëm dhe të papërgjegjshëm vendimin për zgjatjen e masës së arrestit.

Gjykata e Qarkut Lefortovsky të Moskës vendosi të martën që të zgjasë afatin e paraburgimit për gazetarit amerikan, Evan Gershkovich me tre muaj, ai do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit deri më datë 30 gusht.

Kujtojmë se gazetari i Wall Street Journal, i cili raportoi për luftën në Ukrainë nga Rusia, është korrespondenti i parë nga Shtetet e Bashkuara që nga Lufta e Ftohtë që është arrestuar në Rusi me akuza për spiunazh, ndërkohë që Gershkovich dhe qeveria e SHBA i mohojnë me forcë akuzat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb