PERRENJAS- Gjendet i pa jetë 44-vjeçari nga Gramshi që rezultonte i zhdukur. Besim Allka nga fshati Rashtan ishte zhdukur pa lënë gjurmë më 18 qershor, ndërsa u gjet i pajetë në afërsi të një përroi në Malin e Blacës në Përrenjas.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se familja nuk ka mundësi ekonomike që të kryejë ceremoninë mortore të 44-vjeçarit, pasi ndodhet në gjendje të vështirë financiare.

NJOFTIMI I POLICISË
Në datë 09.07.2018 rreth orës 18:20 Policia e Prrenjasit u njoftua se në Malin e Blacës, Bashkia Prrenjas është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroi. Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. U identifikua viktima, B.A., 44 vjeç, banues në Gramsh, i denoncuar i larguar nga banesa në datë 18.06.2018, pasi dyshohet se vuante nga çrregullime mendore.
36874290_467838353642006_3837518966482272256_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: