Një 50-vjeçar është gjetur sot i varur në një pallat të braktisur në Vorë, ndërsa rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.

Ngjarja ndodhi orës 15:50, në rrugën “Demokracia”, në Vorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T. K., 50 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa më datë 19.03.2021.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: