Policia e Dibrës bën me dije se ka arritur që të gjejë trupin e 64 vjecarit Sefedin Lleshi, i zhdukur prej disa ditësh.

Grupet e kërkimit të policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit S.Ll 64 vjec, në njësinë administrative të Muhurrit.

Trupi i tij i pajetë u gjet në lumin Drin, ndërsa dyshohet se është mbytur në lumë.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

Grupet e kërkimit të Policisë së  Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur,   kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.

Nga kqyerja paraprake e trupit të pa jetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lum.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb