I zhgënjyer dhe shumë i turbullt në lidhje më të ardhmen. Në pak raste kemi parë një Antonio Conte të tillë, thuajse i dorëzuar pas humbjes që pësuan kundër Burnley: “Mbase e vërteta është se nuk jam i mirë mjaftueshëm. Tottenham me thirri për të ndryshuar situatën, por nuk po ia arrijë. Mendoj se shoqëria duhet të bëjë vlerësime edhe në lidhje më të ardhmen time”, u shpreh Conte.

Conte
Conte

Në fakt shifrat nuk janë shumë pozitive, ndaj Burnley, Conte pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në Premier League: “Jemi duke provuar gjithçka për të ndryshuar gjërat, por me sa duket nuk është mjaftueshëm. Jam shumë i sinqertë në ato që them, po e provojmë në çdo mënyrë por nuk po ia dalim, mbase nuk jam i zoti mjaftueshëm”, përsëriti sërish Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb