ITALI – Një 48 vjeçare me origjinë shqiptare nën akuzën e grabitje. E gjitha nisi nga një marrëdhënie jashtë-martesore mes saj dhe një burri.

Pasi ky i fundit kërkoi të nderprente lidhjen shqiptarja e ka kërcënuar se do t’i tregojë bashkëshortes duke kërkuar “pagë” mujore në këmbim të heshtjes, shuma që varionin nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.

Pasi iu kthye në makth kjo gjendje, italiani 70-vjeçar vendosi të denonconte rastin pranë stacionit të Policisë së Romës.

Në padi, 70-vjeçari raportoi se që prej fundit të marrëdhënies së tyre, i kishte paguar gruas një shumë prej rreth 70 mijë eurosh. Në këtë pikë, policia ngriti një kurth. I moshuari i la takim 48 vjeçares për t’i dorëzuar shumën e kërkuar dhe në moment, ndërhyjnë forcat e rendit duke e arrestuar atë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: