Largimi i moderatores Ilda Bejleri nga supersport u shoqërua me një zhurmë të madhe mediatike, për shkak edhe të sherrit që pati me gazetarin sportiv Dritan Shakohoxha. E teksa shfaqet përkrah Edi Manushit, bukuroshja Bejleri është përballur me Nevina Shtyllën, e cila u largua nga ky emision për emisionin ‘E diell’.

Teksa ishte e ftuar në shtëpinë e saj të vjetër, ‘Procesi Sportiv’, Nevina nuk i kurseu batutat për Ilda Beljerin, ndërsa tha se kur pa studion e re donte t’i thyente takat koleges së saj.

“Këtë studio të re e pashë me shumë zili, dhe mendova një herë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty(qesh). Për largimin tim, tifozët e Tiranës më kanë përgatitur një dhuratë këtë bluze, dhe i uroj fat për sezonin e ri” – tha me humor Nevina Shtylla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: