Tani që është duke jetuar javët e fundit të shtatzënisë, duket se Dojna Mema e ka paksa më të lirë kohën edhe për të biseduar më shtruar me fansat e saj. Si sot, kur zbuloi më shumë detaje nga lidhja e saj me Vlashentin, por edhe nga njohja e tij me të atin.

I ati i moderatores u nda nga jeta në 2019, kur Dojna ende nuk e kishte zbuluar lidhjen me Vlashentin. Megjithatë, siç rrëfeu Dojna, babai i saj dhe Vlashenti u prezantuan vetëm një muaj e gjysmë pas njohjes së të rinjve.

Ndonëse ishte një kohë mjaft e shkurtër, Vlashenti pranoi të prezantohej me familjen e saj dhe për këtë, ajo i është shumë mirënjohëse, sepse bëri që vitin e fundit të jetës, i ati ta jetonte bashkë me të.

“Është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ia di për nder Vlashentit, sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë, shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ia bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit, dhe gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime dhe babi im, si adhurues shumë i madh i muzikës italiane, Vlashenti ulej gjithmonë ose në piano, ose në kitarë, dhe i luante këngët e tij të preferuara. Në të gjithë atë fatkeqësi që kemi përjetuar si familje, për fat, Vlashenti arriti ta njihte dhe babi arriti ta njihte Vlashentin”,- tha Dojna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: