Ngjarja e rëndë e ndodhur në familjen Zogu në qershor të vitit 2020 në fshatin Valikardhë të qarkut të Dibrës, ku u gjet i vetvarur 36-vjeçari Edmond Zogu është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”. Familjarë të tij pohuan se pas vdekjes së të birit, 40 ditë, pas ceremonisë mortore, e gjetën varrin të hapur.

Por çfarë ndodhi më pas ishte më e rëndë, pasi familjarët denoncuan ngjarjen në organet kompetente morën një përgjigje qesharake, që varri ishte hapur nga kafshët e egra të pyllit. Por nuk zgjati shumë kjo qetësi pasi disa ditë më vonë varri u hap sërish, familjarët shprehen se diçka nuk po shkon dhe se këto nuk janë kafshët e pyllit. Ata shprehen plot dhimbje se hapja e varrit për të tretën herë u bë ditën që djali i viktimës kishte ditëlindjen, ata shprehen se është diçka e qëllimshme.

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, motra e viktimës pohoi se ka dyshime që vëllai i saj nuk është vetëvarur, por se është vrarë.

“Ne nuk e akuzojmë nusen e vëllait, sepse ne akoma nuk e dimë sesi iku vëllai dhe si u gjet i vetvarur. Por ai nuk ka mundësi që të jetë vetvarur sepse kur është gjetur janë shumë gjëra të dyshimta. Vëllai im nuk ka pasur shenja varje, vetëm një shenjë të vogēl në mjekër. Ne nuk e akuzojmë nusen e tij por ajo di shumë gjëra por nuk dëshiron të flasë ndoshta. Unë jetoj këtu në Itali dhe ajo jeton në prindërit e vet në Shqipëri edhe nuk e njoh mirë si karakter. Por nuk e di ku të dyshoj, nuk di çfarë mund të ketë ndodhur!”, tha motra e të riut.

PJESË NGA BISEDA në EMISION
Evis Ahmeti:
Keni nxjerrë ndonjë rezultat që pse është hapur varri për të tretën herë?

Motra e viktimës: Nuk e kemi një përfundim mendimi por nuk di çfarë të them për këtë veprim, pasi vëllai im ishte një djalë i cili punonte me djersën e ballit.

Evis Ahmeti: Ju mendoni që nuk është vetvarur?

Motra e viktimës: Jo nuk është vetvarur!

Ndërkohë, nusja e viktimës, pohoi se është e frikësuar se mund t’i ndodh diçka djalit dhe asaj.
“Jam në dijeni të hapjes së varrit të Edmondit dhe jam e friksuar pasi atë që i bëjnë atij mund të ndodhi të na bëjnë edhe neve mua apo djalit ndonjë gjë.”, tha ajo.Evis Ahmeti: A kishit dijeni që Edmondi kishte marrë ndonjë telefonatë të mistershme?

Nusja e Edmondit: Ai merrte shumë telefonata gjatë ditës që zgjatnin gati gjysmë orë, por zërat ishin si në gjuhën greke. Ngaqë kam pasur edhe djalin e vogël nuk i kushtoja rëndësi. Në mbrëmje e merrte shpesh dikush në telefon. Ai ka qenë i fejuar apo i martuar tre vjet e gjysëm, këtë ma ka thēnë babi im.

Evis Ahmeti: Vajza me të cilën ka qenë fejuar Edmondi ku jeton?

Nusja e Edmondit: Ajo jeton ne Fushë-Bulqizë, është martuar ka jetën e saj sot.

Motra e Viktimës: Ajo bashkëshortja e parë është martuar me një djalë të fisit tonë. Vëllai im është martuar me Leonorën para dy vitesh.

Nusja e viktimës: Kam folur para se të vdiste dhe e pyeta që “a je mirë ? A gjete lekë për t’u larguar në emigrim?”. I kishte kërkuar një kushërirës së vet gati 100€ por ajo nuk ia kishte dhënë sepse nuk kishte.

Evis Ahmeti: A kishte borxhe Edmondi?

Nusja e Viktimës: Jo borxhe nuk kishte, pasi i kishte mbyllur të gjitha detyrimet.

Evis Ahmeti: A ke dhënë dëshmi në polici? Të është kërkuar nga policia dëshmi?

Nusja e viktimës: Po e kam dhënë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb