Në të mirë e në të keq, Zlatan Ibrahimovic mbetet gjithnjë unik, në ato që bën në fushë dhe në ato që thotë jashtë saj. Zlatan ka fituar gjithçka në kampionet më të rëndësishme të Evropës, trofe pafund, me përjashtim të UEFA Champions League.

Gjithashtu, Ibrës i mungon dhe një “Top i Artë” në CV e tij mbresëlënëse. Në lidhje me këtë të fundit, sulmuesi suedez ka dhënë një version origjinal, që si gjithnjë sjell polemika:

Ibraaa
Ibraaa

“Këto janë çmime politike. Ata duan zotërinë perfekt. Nëse flet ato çfarë mendon, atëherë nuk e merr dot këto çmime. Është e lehtë t’ia japësh z. Djali i Mirë. Për mua nuk ndryshon asgjë, nuk më bën më të mirë apo më të keq”, u shpreh Ibra për Bild.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb