Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit publike për koronavirusin thotë se Shqipëria deri më sot ia ka dalë faqebardhë me pandeminë por së fundmi shifrat në Tiranë nuk janë të mira.

Sipas tij shkak janë turmat e iniciuara nga partitë politike për atë që ai e quan ‘karakatinën’ e Teatrit po rrezikon ndjeshëm shëndetin e qytetarëve.

 

 

”Ai as ka ikur dhe as është mundur përfundimisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë. Shfaqjet politike me turma pa asnjë lloj mase por përkundrazi me karshillëk që flet për papërgjegjshmëri, dhe në rastin më të keq për dritëshkurtësi po vijojnë edhe përtej të 3-tave të karakatinës së Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit. Bëni kujdes, kujdes, se nuk ju vjen asgjë e keqe nga meraku. Pasojat e asaj që hoqëm do i kalojmë por edhe me shtrëngesat që kemi, por me shëndetin e familjeve nuk luhet.

Shani e shfryni sa të doni, por rrezikun e infeksionin mos e përqeshni. Pasi përballuam më të keqen dhe largqoftë mos mbyllemi prej atyre që duek refuzuar ta pranojnë ekzistencën e rrezikut mund të hapen si vaji në lakra. Kjo fazë ku kemi hyrë është shumë delicate. Mund ta harrojmë se virusi as ka ikur as është mundur. Dua t’ju falenderoj për sjelljen e përgjegjshme si njerëz e qytetarë për masat ekstreme. Ja kemi dalë faqebardhë pasi gjërat mund të shkonin për dreq nëse qeveria mund të mos kishte qenë në lartësinë e duhur. Zërat e atyre që kanë sy po s’duan të shohin, kanë vesh po s’duan të dëgjojnë nuk munguan. Ishin shumë pak,”- tha Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb