Një kolonë makinash prej disa kilometrash u formua në kufirin grek, ndërsa turistët bullgarë që udhëtonin në Greqi me rrugë tokësore duhej të kalonin një protokoll shëndetësor.

Që nga 1 korriku, autoritetet greke kërkojnë që çdo person që mbërrin, të plotësojë një formular që detajon lëvizjet e tyre të mëparshme në mënyrë që të vendosë se kush duhet të testohet për koronavirus.

Vizitorët më pas pajisen me kode personale.

Sipas medias bullgare, kolona ishte e gjatë 10 kilometra, ndërsa turistë serbë thanë se ishte 14 kilometra.

Shumë njerëz thuhet se thirrën numrin 911 për të kërkuar ndihmë sepse nuk ndiheshin mirë.

Shërbimet meteorologjike kanë treguar që temperatura arriti në 35 gradë Celsius në Kulata.

Greqia lejon udhëtarët që vijnë të hyjnë vetëm në disa pika, duke përfshirë kryqëzimin kryesor për shumicën e turistëve për në Gjevgjeli, në Maqedoninë e Veriut, dhe Evoni në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: