Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe tashmë ish-bashkëshortja e tij, MacKenzie, zyrtarizuan divorcin përpara një gjykatësi në Uashington, njoftoi agjencia Bloomberg, që shton se Bezos duhet t’i transferojë asaj 4% të aksioneve të Amazon, që vlejnë 38,3 miliardë dollarë.

Kjo e rendit bashkëshorten e Bezos në vendin e 22-të mes 500 personave më të pasur në botë.

Bezos do të mbajë 12% të aksioneve, thënë ndryshe 114,8 miliardë dollarë duke mbetur ende njeriu më i pasur në planet.

Ky është divorci më i shtrenjtë në botë dhe tri herë më i madh se sa divorcet e personave të tjerë të famshëm të botës si Ecclestone, Murdoch, Madonna, Paul McCartney, Harrison Ford, Steven Spielberg, Aga Khan, Mick Jagger, Tiger Woods, Mel Gibson dhe Roman Abramovich.

Në bazë të marrëveshjes, shkrimtarja MacKenzie Tuttle, 49 vjeçe, do të marrë vetëm 19,7 miliardë dollarë.

Ajo ka thënë se aksionet e saj do të investohen te ”Washington Post” dhe të shoqata e zbulimeve të hapësirës ”Bleu Origin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: