Interi do të ndeshet me Fiorentinën për Kupën e Italisë dhe trajneri i vjollcëve, Bepe Iakini, kërkon suksesin përballë zikaltërve. “është ndeshje shumë e vështirë për ne, por nuk dua justifikime. Në fushë dua të shoh 18 kafshë me qasjen e duhhur për të luajtur shanset tona”.

Më pas thumbon kolegun e tij të Interit, Antonio Konten: “Ai është ankuar për merkaton e janarit? Nëse ai ankohet, atëherë unë duhet të shkoj një një cep dhe të qaj (qesh). Me Antonion njihemi prej kohësh, është një trajner i madh. Në “San Siro” na duhet organizim nëse kërkojmë të vazhdojmë më tej”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb