Uragani Ian është forcuar për t’u bërë një stuhi “jashtëzakonisht e rrezikshme” e kategorisë 4, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve, ndërsa goditi bregun perëndimor të shtetit të Floridas.

“Ekspertët e uraganit zbuluan se Ian është forcuar për t’u bërë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i kategorisë 4,” tha NHC në një paralajmërim të lëshuar në orën 5 të mëngjesit (0900 GMT), duke shtuar se stuhia pritet “të shkaktojë një valë stuhish, erëra katastrofike dhe përmbytje”.

Kalimi i Ian, një uragan i kategorisë 3 në shkallën Saffir-Simpson, në rajonet perëndimore të Kubës ishte jashtëzakonisht i vështirë, me një numër ende të përkohshëm prej dy vdekjesh, paralizë të plotë të furnizimit me energji elektrike në të gjithë territorin kombëtar dhe dëme serioze për infrastrukturën e ndërtimit dhe prodhimit dhe për kulturat e duhanit.

Natën e kaluar kubanezët e kaluan në errësirë, shkruan agjencia e lajmeve Prensa Latina, e cila sqaron njoftimin e Ministrisë së Energjitikës se “dy termocentrale kanë rifilluar funksionimin, pas gjendjes së jashtëzakonshme të ‘prodhimit të energjisë elektrike’, lidhur me situatë komplekse e motit të shkaktuar nga uragani Ian, “i cili tani po shkon drejt Floridas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga forca e erës që arriti shpejtësinë 200km/orë u rrëzuan shtylla të ndryshme të rrjetit elektrike. Presidenti i republikës Miguel Díaz-Canel shkoi në provincën e Pinar del Rio, më e prekura në ishull, për të takuar autoritetet lokale dhe për të inkurajuar popullsinë që iu desh të përballej me “një përvojë të tmerrshme”. Me këtë rast ai mësoi se një grua dhe një burrë kanë vdekur nga shembjet në shtëpitë e tyre.

Nëpërmjet Twitter, kreu i shtetit përsëriti se “dëmi i shkaktuar nga Ian është i madh dhe ende nuk është bërë e mundur të llogaritet. Ndihma po vjen tashmë nga i gjithë vendi”. Së fundi, Díaz-Canel konfirmoi se provinca e Pinar del Río është “territori që është shkatërruar më shumë”, duke shtuar se, në të njëjtën mënyrë, provincat e “Havana, Artemisa dhe Mayabeque, dhe në një masë më të vogël Ishulli i Rinisë “situata është emergjente”.

Uragani IAN do të godasë Floridën në orët e para të pasdites

Shërbimi meteorologjik amerikan ka parashikuar për disa orë mbërritjen në Florida të uraganit Ian, i cili tashmë pritet në orët e para të pasdites së sotme (mëngjes në Itali). Kështu raporton New York Times. Ekspertët parashikojnë se uragani do të sjellë erëra deri në 209 kilometra në orë. Në mbrëmje, uragani do të kalojë në perëndim të Keys dhe më pas do të prekë në Port Charlotte, në jug të Sarasotës, në bregun perëndimor të Floridës. Ndërkohë, kalimi i uraganit në Kubë ka lënë pa energji elektrike shumicën e provincave të ishullit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb