Roma po punon shumë për merkaton. Përveç emrave të rëndësishëm që janë afruar në skuadër, vëmendja është e përqëndruar edhe te futbollistët në ikje.

2 më të përfolurit për një “divorc” të mundshëm me kryeqytetasit janë Roger Ibanez dhe Marash Kumbulla. Për Ibanez ka interesim nga Premier League, sakaq mbrojtësit shqiptarë po i del emri në shumë skuadra të Serie A.

Roma i ka idetë e qarta. Nëse vjen një ofertë e rëndësishme për njërin prej të dyve, klubi do e pranojë. Më pas, ekipi italian do tentojë të blejë nga Manchester United, Eric Bailly.

K

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: